Hani hudhër dhe mjaltë esëll dhe forcojeni trupin

Hani hudhër dhe mjaltë esëll dhe forcojeni trupin

06 shkurt 2018 16:17

Hudhra është një nga përbërësit më të shpeshtë të përdorur në kuzhinat në mbarë botën. Ajo i jep një shije të mirë ushqimit, dhe mund të shërojë shumë sëmundje.

Konsumojeni të papërpunuar për shkak se në këtë mënyrë mund të jetë një ilaç i mahnitshëm dhe i fuqishëm, transmeton koha.net.

Mund ta reduktojë shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin, t’i parandalojë sëmundjet e zemrës dhe sulmin në zemër. Gjithashtu mund t’i ndalojë simptomat e arteriosklerozës. Nëse keni alergji në polen, diarre udhëtimi, ftohje, grip dhe infeksione fungale, përpiquni t’i trajtoni simptomat me hudhër. Ajo mund t’i lehtësojë simptomat e osteoartritit, diabetit dhe prostatës së rritur. Ajo e forcon sistemin imunitar dhe i nxjerrë toksinat nga trupi. E kombinuar me qepë dhe xhenxhefil, ajo e detoksifikon trupin pas kimioterapisë.

Hudhrën është më së miri ta konsumoni të papërpunuar. Hudhrën shtypeni ose imtësojeni dhe lëreni 15 minuta para konsumimit. Ajo duhet të konsumohet në lukth të zbrazët. Përndryshe, trupi do ta tretë më vështirë dhe nuk do t’i absorbojë ushqyesit e saj.

Receta për hudhër dhe mjaltë

Imtësoni 2-3 thelpinj hudhër dhe përzieni me një lugë mjaltë. Nëse e merrni këtë kombinim çdo ditë, do ta përmirësoni nivelin tuaj të energjisë dhe të shëndetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme