Lifestyle

Rregullat e veshjes që duhet t’i dimë

Descriptive Text

Janë disa rregulla të veshjes, të cilat duhet gjithmonë të rikujtohen sa herë dalim diku.

Më poshtë emisioni “Express” i KTV-së ju sjell disa rregulla që duhet t’i dini për veshjen, të cilat duhet të zbatohen me rigorozitet.

Kopsa e mesme e xhaketës duhet të jetë gjithmonë e mbyllur. E sipërmja është në dorën tuaj, ndërsa kopsa e fundit nuk duhet të mbyllet kurrë.

Nëse vishni këmishë, nuk duhet ta hapni atë në pjesën e dekoltesë më shumë se dy kopsa.

Në një komplet të bizhuve, kombinoni vathët me byzylykun dhe varësen me unazën. Nuk këshillohet t’i vini të gjitha përnjëherësh.

Maja e kravatës suaj duhet të arrijë belin tuaj dhe ta kalojë pak.

Zgjidhni që të ekspozoni këmbët ose gjoksin, të dyja bashkë janë shumë vulgare.

Nëse vesh këmishë pa xhaketë, atëherë nuk është e nevojshme për të vënë kravatë.

Ngjyra e rripit duhet të jetë e njëjtë me ngjyrën e këpucëve.

Të gjitha etiketat duhet të hiqen.

Jo shumë printime… nëse i pëlqeni shumë, zgjidhini në të njëjtën ngjyrë.

Çorapet tuaja duhet të jenë aq të gjata sa kur të uleni të mos duken pjesët e “zhveshura”.