Përveç prirjes biologjike, disa zakone jetësore bëjnë dallim midis njerëzve me imunitet të dobët dhe të fortë.
Valerie Pagendarm është një nga njerëzit që kurrë nuk sëmuren.
“Jam një infermiere dhe çdo ditë iu ekspozohem sëmundjeve, por nuk jam kurrë e sëmurë. Miqtë e mi janë ziliqarë, por unë në të vërtetë ëndërroj për ditën e sëmundjes", thotë 63-vjeçarja Valerie.
Ajo nuk e di se çfarë është përgjegjës për një imunitet kaq të fortë, por tani shkencëtarët kanë zbuluar sekretet e njerëzve të ngjashëm me të, shkruan NBC.
Përveç kësaj, shkencëtarët ekzaminuan një sërë studimesh të imunologjisë dhe zbuluan se ka patjetër zakone që e bëjnë individin më rezistues ndaj sëmundjeve. Këto janë disa prej tyre, transmeton KosovaPress:
Larja e rregullt e duarve
Lëvizja e rregullt
Menaxhimi i mirë i stresit
Të paktën shtatë orë gjumë në ditë
Konsumimi i dietave të ndryshme
Nuk shmangin pijet e ftohta dhe ndryshimet në temperaturë
Rregullisht rrinë me njerëz të tjerë
Shtoni ushqime të pasura me vitaminë B ose merrni shtesë nga kjo vitaminë
Ngrënia e ushqimit të mirë
Alkool i moderuar
Dush me ujë të vakët
-
5 shkurt 2018 09:13
-
Shpërndaje në: