Largoni lodhjen me ndihmën e ushqimeve që e kthejnë energjinë

Largoni lodhjen me ndihmën e ushqimeve që e kthejnë energjinë

04 shkurt 2018 08:17

Nëse keni mungesë kronike të energjisë, konsumi i rritur i vitaminave dhe mineraleve është si një “obligim ditor pune” për ju.

Në këtë kuptim, në vazhdim ju sjellim një listë të ushqimeve të pasuruara me atë që në një kohë të shkurtër, në formën e një vakti apo pijeje, do t’ju ngrejë “nga të vdekurit”.

Spinaqi është një perime që i plotëson shumë nevoja të përditshme për vitaminën K, e cila i mban eshtrat e shëndetshme, transmeton Koha.net. Ai është i pasur me hekur dhe rekomandohet për njerëzit që shërohen nga sëmundjet ose janë anemikë. Gjithashtu, spinaqi është burim i mirë i luteinës, e cila e ruan shikimin.

Banania është një frutë i mbushur me kalium që e redukton ndjenjën e lodhjes dhe e rrit përqendrimin. Ajo është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, i rëndësishëm për forcimin e imunitetit dhe përmirësimin e funksionit të trurit, si dhe për fibrat dietetike që e ruajnë tretjen.

Panxhari është bimë rrënjore me veti antiinflamatore dhe një përqindje të lartë të hekurit, folatit dhe vitaminës B. Ajo që është plus për të është se në 200 gramë panxhar ndodhen 440 miligramë kalium. Ekspertët këshillojnë që në shejk ose smoothie panxharin ta kombinoni me agrume si portokalli ose limoni, për të rritur absorbimin e ndërsjellë të lëndëve ushqyese.

Gjalpi i bajameve është zgjedhje më e mirë se gjalpi i kikirikëve, sepse ka më shumë vitaminë E, kalcium dhe hekur. Për shkak të përqindjes së lartë të proteinave dhe fibrave, është aleat i mirë në ndërtimin e muskujve dhe gjithashtu e siguron ndjenjën e ngopjes gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Jogurti grek jo vetëm që ka dy herë më shumë proteina se jogurti i zakonshëm, por gjithashtu përmban sasi të madhe të kalciumit, gjë që e garanton forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve.

Kanella është një erëz fleksibile, që do të thotë se mund të përdoret në kombinime të ndryshme, ndërsa studimet tregojnë se ajo e rregullon shtypjen e gjakut dhe e ul nivelin e kolesterinës së keqe.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme