Vaksinë kundër llojeve të ndryshme të kancerit

Vaksinë kundër llojeve të ndryshme të kancerit

02 shkurt 2018 13:32

Vaksinë e kancerit që sulmon tumoret në të gjithë trupin është duke u zhvilluar si një test klinik për trajtim tek njerëzit, transmeton ATSH raportimet.

Një ekip në Universitetin e Stanfordit – i cili zhvilloi një nga trajtimet më të përdorura gjerësisht të kancerit – pretendon se vetëm një injeksion në një tumor shkakton një përgjigje mbrojtëse të plotë trupore, duke sulmuar të gjitha tumoret e tjera që mund të jenë përhapur.

Metoda funksionon duke përdorur dy agjentë për të ringjallur qelizat T që luftojnë kancerin. Një nga agjentët e injektuar përforcon aktivizimin e qelizave T, ndërsa tjetra stimulon qelizat në sulm ndaj kancerit.

Pas eliminimit të përhapjes më të largët të kancerit ne eksperimentin laboratorik të bërë ndaj kavjeve, dy autorët kryesorë tani po rekrutojnë pacientët e limfomës, për të provuar test klinik tek ata.

Që nga aplikimi , studiuesit këmbëngulin se metoda është me kosto efektive dhe nuk ka gjasa të shkaktojë efekte negative anësore.

“Kur i përdorim këto dy agjentë së bashku, shohim eliminimin e tumoreve në të gjithë trupin”, tha autori kryesor Ronald Levy, MD, profesor i onkologjisë, laborator i të cilit zhvilloi “Rituximab”, një formë kimioterapie e përdorur gjerësisht.”Kjo qasje anashkalon nevojën për të identifikuar objektivat imunologjike specifike të tumorit dhe nuk kërkon aktivizimin me shumicë të sistemit imunitar ose përshtatjen e qelizave imune të një pacienti”, tha Levy.

Sipas ekipit, kjo vaksinë mund të punojë për shumë lloje të ndryshme të kancerit. Ajo mban një vend unik në fushën e imunoterapisë. Ndërkohë që disa qasje e stimulojnë sistemin imunitar, të tjerët i drejtojnë zonat e caktuara për të bllokuar kancerin nga humbja, dhe të tjerët (si terapia e sapo-miratuar e T-qelizave) heqin qelizat imune nga trupi për ti rigjeneruar ato gjenetikisht.

Metoda ka funksionuar shumë mirë në laborator, me tumore që janë zhdukur pas trajtimit.

“Të gjitha këto përparime të imunoterapisë po ndryshojnë praktikën mjekësore, tha Levy, një nga mjekët. Tek kavjet pamë efekte mahnitëse, në të gjithë trupin, përfshirë eliminimin e tumoreve në të gjithë kafshën. Kjo metodë ka dy funksione ,e para një shtrirje e shkurtër e ADN-së, punon me qelizat imune aty pranë për të rritur shprehjen e një receptori aktivizues në sipërfaqen e qelizave T, e dyta, një antitrup që lidhet me receptorin, aktivizon qelizat T për të sulmuar qelizat e kancerit.

Duke injektuar direkt në tumor, ajo është në mënyrë specifike trajnimi i qelizave T, që tashmë e njohin kancerin sepse ato janë brenda saj.

“Kjo është një qasje shumë e synuar, tha Levy. Vetëm tumori që ndan objektivat e proteinave të shfaqur nga vendi i trajtuar është prekur. Ne po sulmojmë objektiva specifikë pa pasur nevojë të identifikojmë saktësisht se cilat proteina janë të njohura nga qelizat T.

Levy planifikon të rekrutojë 15 pacientë me limfomë të ulët për këtë test klinik dhe nëse është e suksesshme, ai beson se trajtimi mund të jetë i dobishëm për shumë lloje të tumoreve.

Ai beson se onkologët mund të injektojnë dy vaksina në tumore të forta tek njerëzit para operacionit, si një mënyrë për të parandaluar përsëritjen nga tumoreve.”Unë nuk mendoj se ekziston një limit për llojin e tumorit që potencialisht mund të trajtojmë, për sa kohë që ajo është infiltruar nga sistemi imunitar”, tha Levy.

http://www.dailymail.co.uk/health/article-5337727/Human-trials-start-cancer-vaccine.html?ito=social-facebook

Komentet

Shto koment

Të ngjashme