Lifestyle

Kanceri i zemrës është i rrallë, por ekziston

Në qoftë se keni dëgjuar për herë të parë për kancerin e zemrës, nuk jeni të vetmit për shkak se rastet e kancerit të zemrës me të vërtetë janë të rralla. Zemra është një muskul i cili për nga natyra nuk përmban yndyrë. Toksinat nga pjesët e afërta mund t’i modifikojnë gjenet tona, gjë që ndonjëherë rezulton në zhvillimin e qelizave të kancerit.

Kanceri i zemrës (tumori primar i zemrës) është kancer që shfaqet në zemër. Tumoret kancerogjene (malinje) të cilat zhvillohen në zonën e zemrës janë shpesh sarkoma të indeve të buta, dhe shumica e rasteve të tumorit kardiak janë beninje, transmeton koha.net.

Shumica e rasteve të kancerit të zemrës janë në fakt pasojë e përhapjes së qelizave të kancerit nga organet e tjera, më së shpeshti nga zona e mushkërive, mëlçisë dhe lukthit. Edhe pse kanceri i zemrës është i rrallë, ai është gjithsesi i mundur. Sa për parandalimin e kancerit të zemrës, ky parandalim është në fakt shumë i ngjashëm me parandalimin e të gjitha formave të tjera të kancerit.

Rriteni konsumin e frutave dhe perimeve

Studimet kanë treguar që personat të cilët çdo ditë konsumojnë fruta të freskëta dhe perime kanë një rrezik më të ulët nga të gjitha kanceret.

Ndiqni planin e të ushqyerit me yndyrë të ulët

Përveç reduktimit të konsumit të yndyrës, rriteni konsumin e fibrave. Në këtë mënyrë do ta stimuloni detoksifikimin, ndërsa eliminimi i toksinave nga trupi është shumë i rëndësishëm për uljen e rrezikut nga qelizat e kancerit.

Pini verë të kuqe në masë të moderuar

Vera e kuqe e mbron shëndetin e zemrës, por është e rëndësishme që atë ta konsumoni me masë. Vera e kuqe do të ndihmojë në uljen e inflamacionit kronik, një nga faktorët kryesorë të rrezikut për një varg të sëmundjeve.