Lifestyle

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës

Në kuadër të ditëve “parandalo kancerin e qafës së mitrës”, vajzat dhe gratë duhet të kryejnë kontrolle tek mjeku specialist një herë në vit.

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj i cili mund të përhapet në pjesë të ndryshme të trupit. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat normale të cerviksit transformohen në qeliza kanceroze.

Human Papillomavirus Virus (Hpv) është virus i cili shkakton tumorin e qafës së mitrës.

Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës është thelbësor për rritjen e shanseve të shërimit.

Parandalimi është analiza citologjike me Pap Test, i cili ka reduktuar incidencën e vdekshmërisë nga ky tumor.