Lifestyle

Pse kjo prirje ndaj çokollatës kur jemi të stresuar?

Descriptive Text

Përse jemi të prirur drejt konsumimit të çokollatës dhe produkteve të tjera me përmbajtje sheqeri kur jemi të stresuar ?

Një ekip hulumtuesish japonezë kanë identifikuar neuronet përgjegjëse.

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shkencave Fiziologjike, në prefekturën e Aichis, zbuluan se kur disa neurone përgjegjëse aktivizoheshin tek minjtë për t’iu kundërpërgjigjur stresit, atëhere dëshira për karbohidrate rritej ndjeshëm.

Ishte e dukshme që brejtësit në fjalë konsumonin tre herë më shumë porcione me përmbajtje sheqeri se në kushte normale duke përgjysmuar edhe konsumimin e yndyrave.

”Ky studim, që pritet të publikohet në botimin online të revistës amerikane “Cell Reports”, është i pari që demonstron rolin e trurit në preferencat për karbohidrate apo yndyra”, sqaroi Yasuhiko Minokoshi, i cili drejton kërkimet.

“Shumë persona që konsumojmë një sasi të konsiderueshme sheqeri kur janë të stresuar kanë tendencë të mendojnë se është faji i tyre, pasi nuk arrijnë dot të kontrollojnë impulset e tyre, ndërsa në fakt kemi të bëjmë me një çështje të neuroneve”, tha ai për median.

Hulumtuesi duke dashur të tregohet i kujdesshëm theksoi se do të duhej kohë përpara se të nxirrte përfundime konkrete.

”Paralizimi i neuroneve në rastin konkret mund të ketë efekte anësore”, paralajmëroi ai.