Lifestyle

Kapërcimi i shujtave rrezikon shfaqjen e dhjamit në bel dhe diabetit

Ngrënia e shujtave më të vogla është një mënyrë për të humbur peshë, por anashkalimi i shujtave në përgjithësi është lidhur me rritjen e dhjamit abdonimal për shkak të mënyrës se si ajo i ngatërron sistemet metabolike të trupit dhe mund t’i sjellë njerëzit në rrezik të zhvillimit të diabetit.

Minjtë që ishin në një dietë të kufizuar dhe minjtë të cilët ishin të lirë të hanë gjatë gjithë ditës kishin humbur peshë në një studim të ri, por minjtë në dietë të kufizuar i konsumuan të gjitha ushqimet e tyre në të njëjtën kohë dhe pastaj agjëruan në mënyrë efektive gjatë gjithë ditës. Minjtë në dietë të kufizuar shfaqën shenja të dhjamit shtesë rreth mesit të trupit të tyre – ngjashëm me dhjamin e belit tek njerëzit, transmeton koha.net.

Dhjami shtesë i belit iu atribuua nga studiuesit një procesi të hutuar metabolizues në trupin e minjve.

Pas ngrënies, pankreasi prodhon insulinë për ta ndihmuar procesimin e glukozës nga ushqimi. Në raste kur ka shumë insulinë në gjak, mëlçia prodhon glukozë për ta balancuar sistemin.

Për shkak se minjtë kishin ngrënë shumë ushqim, pankreasi i tyre nuk prodhoi insulinë të mjaftueshme për ta procesuar glukozën nga ushqimi i tyre. Rezultati ishte glukoza shtesë në sistem, e cila në fund ishte ruajtur si dhjam.

"Në kushtet kur mëlçia nuk është e stimuluar nga insulina, prodhimi i rritur i glukozës nga mëlçia do të thotë se mëlçia nuk reagon ndaj sinjaleve duke i thënë asaj që ta ndalojë prodhimin e glukozës," tha Marta Belury, profesoreshë e të ushqyerit të njeriut në Universitetin Shtetëror të Ohios, në një njoftim për shtyp. "Këta minj nuk kanë diabet të tipit 2, por ata nuk reagojnë ndaj insulinës më dhe kjo gjendje e rezistencës ndaj insulinës referohet si paradiabet."

"Kjo e përkrah idenë se shujtat e vogla gjatë gjithë ditës mund të jenë të dobishme për humbje të peshës, edhe pse kjo mund të mos jetë praktike për shumë njerëz," tha ajo.

Ky studim është publikuar në The Journal of Nutritional Biology.