Qetësuese, përdëllyese dhe plot dashuri, e kaltra është ngjyrë e shqyrtimit dhe introspeksionit, konservatorizmit dhe obligimit. Të durueshëm, këmbëngulës, të ndërgjegjshëm dhe të ndjeshëm, adhuruesit e ngjyrës së kaltër dëshirojnë të jenë të vlerësuar për shkak të karakterit dhe mençurisë. Në pjesën më të madhe janë introspektivë, kryesisht u përmbahen vlerave tradicionale dhe ndiejnë obligim të fortë moral. Janë të prirë për miqësi, me plot optimizëm dhe dhembshuri.
Kanë besim te të tjerët, edhe pse në fillim janë shumë të kujdesshëm derisa nuk janë të sigurt në personat e tjerë. Në të njëjtën kohë, ata po ashtu kanë nevojë të thellë të jenë të besueshëm. Kanë nevojë për qetësi dhe harmoni në jetën e përditshme. Në përgjithësi janë persona mjaft të qetë, përveç kur pushtohen nga emocionet bëhen mjaft tekanjozë dhe shumë emocionalë, apo të ftohtë dhe indiferentë, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdhuruesit e ngjyrës së kaltër kanë efekt qetësues te njerëzit rreth vetes dhe shpesh mund të sjellin zgjidhje paqësore pas shikimit të paanshëm të situatës. Janë të gatshëm për kompromis gjithnjë derisa kjo gjë do të sjellë një zgjidhje të ndershme. Janë komunikues të mirë.
Ngjyra e kaltër simbolizon besim, sinqeritet dhe besnikëri. E kaltra urren konfrontimet dhe i pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet. Nga perspektiva e psikologjisë, e kaltra është e besueshme dhe e përgjegjshme. Kjo ngjyrë tregon sigurinë e brendshme dhe besimin. Mund të mbështeteni në atë që do ta marrë kontrollin dhe ta bëjë gjënë e duhur në kohë të vështira. E kaltra ka nevojë për rregull.
E kaltra kërkon qetësi dhe rehati, para së gjithash, nxit relaksimin fizik dhe mendor. Ngjyra e kaltër zvogëlon stresin, krijon ndjenjën e qetësimit, relaksimit dhe ngadalëson metabolizmin.
Ngjyra e kaltër është idealiste dhe nxit aftësinë e komunikimit me nevojat dhe dëshirat tona. Ajo inspiron idealet e larta. E kaltra është mençuri e urtësi e cila vjen nga niveli më i lartë i inteligjencës, perspektivës shpirtërore.
E kaltra është ngjyrë e shpirtit, e besnikërisë dhe e përkushtimit fetar. Ajo përmirëson soditjen dhe lutjen. E kaltra është ndihmëse, shpëtimtare, mike në telashe. E kaltra definon kualitetin dhe suksesin e marrëdhënieve. Ajo pëlqen marrëdhëniet me plot besim dhe lëndohet shumë nëse ky besim tradhtohet.
E kaltra është konservative dhe e parashikueshme, e sigurt, dhe në të njëjtën kohë këmbëngulëse dhe e vendosur të ketë sukses në përpjekje. Ndryshimi u bie rëndë adhuruesve të së kaltrës. Nuk lëshojnë pe dhe kur përballen me ide të reja dhe të ndryshme ata analizojnë, dhe pastaj provojnë të krijojnë version të pranueshëm të realitetit.
E kaltra është nostalgjike. Është ngjyrë e cila jeton në të kaluarën.