Konsumimi i alkoolit rrit rrezikun nga kanceri, thonë shkencëtarët

Konsumimi i alkoolit rrit rrezikun nga kanceri, thonë shkencëtarët

03 janar 2018 22:28

Konsumimi i alkoolit rrit rrezikun nga kanceri duke dëmtuar ADN-në, kanë zbuluar shkencëtarët për herë të parë, dhe për këtë ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje që të zvogëlohet konsumimi i tij.

Alkooli kontribuon në më shumë 12 mijë raste të kancerit për çdo vit në Britani, por askush deri më tani nuk ka treguar se pse është i dëmshëm, shkruan Telegraph.co.uk.

Një studim i ri nga “Medical Research Council Laboratory of Molecular Biology” të Universitetit të Cambridget, ka gjetur se kur trupi përpunon alkoolin prodhon një kemikat të quajtur “acetaldehid” që është i dëmshëm për ADN-në.

Dëmi shkaktohet në qelizat burimore të gjakut, të cilat krijojnë qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut që e mbajnë oksigjenin në trup dhe ndihmon të luftojë infeksionet.

Hulumtuesit kanë gjetur se “acetaldehidi” sulmon ADN-në e qelizave burimore, duke e ndryshuar kështu përgjithmonë kodin gjenetik dhe duke e shkaktuar kancerin.

Hulumtuesit kanë kërkuar që të zvogëlohet konsumimi i alkoolit për këtë arsye.

Alkooli është i lidhur në krijimin e shtatë llojeve të kancerit: mëlçisë, gjirit, zorrëve, fytit të sipërm, gojës, ezofagut dhe laringut.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme