Njerëzit e trashë janë më të lumtur se të hollët, nuk janë nervozë dhe as të tensionuar

Njerëzit e trashë janë më të lumtur se të hollët, nuk janë nervozë dhe as të tensionuar

03 janar 2018 09:02

Një studim i publikuar në revistën “International Journal of Epidemiology”, i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti në Bristol, pohon se njerëzit e trashë janë më të lumtur sesa ata të hollë.

Kilogramët e tepërt zakonisht lidhen me një varg rreziqesh shëndetësore, duke përfshirë problemet me zemër dhe diabetin, por studimi zbulon se këta njerëz mund ta jetojnë një jetë më të lumtur, transmeton Koha.net.

Për hulumtim janë përdorur të dhëna të Biobankës së Britanisë së Madhe, e cila përmban të dhëna gjenetike nga 500,000 meshkuj dhe femra të moshës 37 deri në 73 vjeç.

Hulumtuesit kanë dalë me informacione të cilat tashmë janë të njohura për njerëzit e trashë, dhe të cilat i referohen shtypjes së lartë të gjakut, diabetit dhe hyrjes së hershme në pubertet. Megjithatë, ata zbuluan se këta njerëz e kanë një gjendje më të qetë mendore.

“Njerëzit e trashë kanë më pak gjasa që të perceptohen si njerëz nervozë ose të cilësohen si të tensionuar”, thuhet në studim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme