5 arsye pse duhet të pini lëng karote

5 arsye pse duhet të pini lëng karote

29 dhjetor 2017 08:37

Lëngjet e perimeve janë të shkëlqyera për përmirësimin e shëndetit të tërë organizmit. Me ndihmën e tyre mund ta rrisni konsumin e komponimeve ushqyese që janë thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit. Karota është shumë e njohur në përgatitjen e lëngjeve, sepse ka shije të shkëlqyeshme, është e përballueshme dhe shumë e shëndetshme, transmeton koha.net.

Është burim i shkëlqyer i vitaminave. - Në lëngun e karotës e gjejmë një përqindje të lartë të vitaminave A, C, E, K dhe një pjesë të madhe të vitaminës B kompleks. Në veçanti, duhet përmendur përqindjen e lartë të vitaminës A për shkak se vetëm një filxhan i lëngut të karotave është i mjaftueshëm për t’i përmbushur kërkesat e përditshme të vitaminës A, e cila e mbron shëndetin e syve.

Është burim i shkëlqyer i fibrave. - Një filxhan me lëng të karotës i përmban 3 gramë fibra të cilat marrin pjesë në rregullimin e niveleve të kolesterolit, tensionit të gjakut dhe glukozës në gjak. Lëngu i karotës mund ta zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër dhe ta përshpejtojë punën e sistemit të tretjes.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve. - Lëngu i karotave është një burim i shkëlqyer i beta karoteneve, luteinës dhe likopenës. Këta antioksidantë e mbrojnë shëndetin e syve, e nxisin punën e sistemit të tretjes, e pastrojnë trupin prej toksinave dhe e reduktojnë rrezikun prej qelizave të kancerit.

E mbron shëndetin e mëlçisë. - Lëngun e karotës kur e pini në mëngjes në lukth të zbrazët ndihmon për ta stimuluar punën e mëlçisë dhe për t’i eliminuar toksinat nga trupi.

Nxit humbjen e peshës. - Lëngu i karotës ka vlera shumë të ulëta kalorike, dhe është ngopës për shkak të përqindjes së lartë të fibrave. E përshpejton metabolizmin dhe e nxit djegien e qelizave yndyrore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme