Problemet me sy për shkak të të cilave duhet vizituar mjekun

Problemet me sy për shkak të të cilave duhet vizituar mjekun

28 dhjetor 2017 23:23

Nëse keni një dioptri, ndoshta ju shkoni rregullisht te okulisti juaj, por sa janë sytë tuaj të shëndetshëm?

Ka shumë probleme të fshehura, simptomat e të cilëve mezi duken dhe nëse injorohen, ato mund të shndërrohen në sëmundje serioze.

Donna Booth, një oftalmolog nga grupi Katzen Eye, tha se mos përmirësimi i këtyre problemeve mund të çojë në dëmtime të përhershme të shikimit, transmeton KosovaPress.

Problemet me sy mund të jenë indikator i diabetit, punës së keqe të gjëndrës tiroide dhe mund të jetë po ashtu paralajmërues i sulmit në tru.

Ju nuk duhet të shqetësoheni shumë nëse, për shembull, keni sy të kuq dhe të thatë, pas natës pa gjumë, por nëse keni simptomat e mëposhtme, patjetër duhet të vizitoni mjekun.

-Shikoni grimca fluturuese

-Gjendja konstante e syve të kuq ose të thatë

-Dhimbje të pashpjeguara në sy

-Shihni unaza rreth burimit të dritës

-Ndjeshmëri e papritur ndaj ndriçimit

Komentet

Shto koment

Të ngjashme