Varësia nga videolojërat pritet të njihet si çrregullim mendor

Varësia nga videolojërat pritet të njihet si çrregullim mendor

28 dhjetor 2017 17:29

Njerëzit që luajnë videolojëra për periudha të gjata kohore mund të diagnostikohen me çrregullim mendor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë për herë të parë e ka përfshirë “varësinë nga videolojërat” në listën e çrregullimeve mendore në draftin e klasifikimeve të sëmundjeve, i cili do të publikohet në vitin 2018.

OBSH-ja varësinë nga videolojërat e ka karakterizuar si “model i sjelljes së vazhdueshme ose të përsëritur të videolojërave” si “online” ashtu edhe “offline”, transmeton Koha.net.

Si pasojë negative konsiderohet ajo që njerëzit e kanë prioritet videolojërat para aktiviteteve të përditshme dhe atyre jetësore dhe vazhdimi i videolojërave përkundër pasojave që mund të kenë.

Për t’u klasifikuar me këtë çrregullim mendor pacientët duhet të shfaqin simptoma të varësisë nga videolojërat për më shumë se një vit para se të diagnostikohen, por kjo mund të ndryshojë varësisht nga rastet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme