Vetitë e vajit të ullirit me limon

Vetitë e vajit të ullirit me limon

28 dhjetor 2017 08:48

Të keni një organizëm të fortë dhe të pastër, garanton një jetë më cilësore për këdo. A doni që ta nisni ditën në mënyrën më shëndetshme të mundshme?

Pini vaj ulliri me limon esëll në mëngjes dhe trupi juaj do të jetë “top”. Kjo pasi një kombinimi i tillë që në mëngjes pastron mëlçinë duke larguar toksinat nga trupi dhe jo vetëm, transmeton kp.

Një kombinim i tillë përmirëson funksionimin e aparatit tretës, duke kuruar edhe problemet me kapsllëkun dhe, në të njëjtën kohë, garanton një lëkurë të lëmuar dhe të pastër.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që në një gotë me ujë të ngrohtë të hidhni një lugë vaj ulliri, të shtrydhni pak limon dhe nëse keni edhe një lugë çaji me mjaltë.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe pijeni esëll në mëngjes.

Këshillohet që një praktikë të tillë ta përdorni mesatarisht një muaj rresht dhe më tej të bëni pushim, ku pas mesatarisht dy muajsh mund ta përsërisni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme