Lifestyle

Si t’i bëjmë edhe më të shëndetshme frutat

A mund të hamë fruta sa të duam? Përgjigjja është jo sepse frutat përmbajnë sheqer.

Fruktoza që gjendet te frutat është një sheqer i thjeshtë, që përdoret edhe për të bërë shurup për ëmbëlsira. Rrjedhimisht, edhe me frutat nuk duhet ekzagjeruar.

Frutat me pak sheqer, siç është manaferra, kanë më pak ndikim në rritjen e sheqerit në gjak sesa fiku apo rrushi, transmeton tch. Ndërsa molla, dardha dhe pjeshka janë në mesin e “renditjes së sheqerit”.

Që të ulni sasinë e sheqerit që merrni nga frutat ka një zgjidhje: shoqërojini me proteina: mollët shoqërojini me kos ose rrush me djathë.