Lifestyle

Rrushi i kuq në shërbim të shëndetit

Descriptive Text

Rrushi vjen në shumë madhësi, forma dhe shije. Rrushi i kuq përdoret për prodhimin e verërave që është një nga pijet më të shëndetshme, pasi përmban resveratrol që mungon në verën e bardhë.

Resveratroli ka veti antikancer, antiinflamacion dhe antivirus, dhe gjithashtu parandalon plaken e parakohshme.

Farat e rrushit janë të pasura me flavonoide të apsura, të cilat janë të shkëlqyeshme në luftën kundër disa sëmundjeve. Krahas kësaj përgatitet edhe lëngu i rrushit.

Rrushi është i pasur me vitamina A, B1, B2, B6 dhe C. Po ashtu përmban nivel të lartë të flavonoideve, të cilat janë më shumë të pranishme te rrushi i zi, transmeton KosovaPress.

Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si kalciumi, klori, bakri, hekuri, magnezi mangani, fosfori, kaliumi, silici.

Lëkura e rrushit përmban beta karoten dhe likopen, si dhe fitonutrientë sikurse është resveratroli.

Farat e rrushit kanë ndikim antioksidues, që mbrojnë trupin nga lirimi i radikaleve të lira dhe nxitin krijimin e qelizave të reja.

Dobitë shëndetësore të rrushit:

-Ndikon kundër inflamacioneve dhe aterosklerozës

-Lufton kancerin dhe kapsllëkun

-Ruan shëndetin e syve dhe zemrës

-Ndihmon shëndetin e mëlçisë

-Ruan lëkurën e bukur.