Ftoi është një frut i pazakontë që lidhet ngushtë me mollët dhe dardhat. Vlera e kësaj peme si ushqim daton që nga e kaluara e largët.
Ai ndihmon si preventivë kundër kancerit, ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson sistemin e tretjes, ul kolesterinën, forcon sistemin imunologjik, qetëson inflamacionet, ul tensionin e gjakut, parandalon alergjitë dhe ndikon për qarkullim më të mirë të gjakut, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFtoi është i pasur me vitamina A, B dhe C, fibra dhe minerale si kaliumi, bakri, seleni, zinku, fosfori, kalciumi, hekuri dhe magnezi.
Përmban sasi të vogla yndyre dhe vlera e tij ushqyese ndikon pozitivisht në shëndet.
Këto janë dobitë që sjell konsumi i ftoit:
-Ndikon në qarkullim dhe shëndetin e flokëve
-Ndihmon në humbjen e peshës
-Shëron ulcerën
-Zbut reaksionet alergjike
-Ndihmon te sëmundjet gastrointestinale
-Parandalon kancerin
-Ul tensionin e gjakut
-Ndikon kundër inflamacioneve
-Ruan shëndetin e lëkurës
-Forcon sistemin e imunitetit