Lifestyle

Vetitë kuruese të gështenjave

Gështenjat kanë veti terapeutike dhe për shkak të vlerës së tyre të lartë të energjisë, ato janë të rekomanduara veçanërisht për atletët dhe fëmijët.

Ato ndihmojnë me problemet e veshkave dhe tretjen, ndërsa çaji nga gështenja ndikon në zbutjen e simptomave të astmës dhe bronkitit, dhe mund të hahen me supë dhe sallata.

Gështenjat bëjnë pjesë në grupin e frutave të arrave, por nga bajamet, arrat dhe lajthitë dallojnë për nga vlerat e ulëta të yndyrës dhe përmbajnë vitaminë C. Kanë shije shumë të mirë.

Ekzistojnë qindra llojesh gështenjash. Kryesisht ndahen në të egra dhe të buta. Gështenjat e egra nuk janë për konsum, por posedojnë përbërje mjekuese, transmeton kp.

Më shpesh përmenden si ndihmë te arteriet e zgjeruara dhe të dëmtuara, ndërsa ekstrakti i tyre përdoret për përgatitjen e përbërësve mjekues.

Gështenjat përmbajnë edhe vitaminën B6 dhe po ashtu janë burim i mirë i acidit folik dhe burim i kaliumit, dhe posedojnë fibra të domosdoshme për funksionimin normal të sistemit të tretjes.

Ato po ashtu karakterizohen nga vlera të larta energjetike, pasi 100 gramë të gështenjave të pjekura përmbajnë rreth 245 kalori.

Edhe pse gështenja është shumë ushqyese, ajo tretet me vështirësi. Është interesante se gështenjat e pjekura përmbajnë më shumë vitamina, ndërsa ato të ziera përmbajnë sasi të larta të mineraleve.