Lifestyle

Komplimentet në të cilat “bien” femrat

Descriptive Text

Je shumë e bukur – ky është komplimenti të cilin femrat preferojnë ta dëgjojnë nga mashkulli, tregon studimi britanik, në të cilin morën pjesë më shumë se 2.000 persona të të dy gjinive.

Një numri të madh të përfaqësueseve të gjinisë më të bukur, madje 43 për qind, u pëlqen të dëgjojnë komplimente për shtatin dhe peshën, dhe janë më të lumtura kur gjinia e kundërt konstaton që e kanë një linjë të përsosur. Gjithashtu, 40 për qind të femrave u pëlqen të dëgjojnë se kanë buzëqeshje të bukur, ndërsa në një përqindje më të vogël janë të kënaqura me komplimentet për flokët, sytë, parfumin...

Sidoqoftë, formula për sukses nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket, sepse vetëm gjysma e femrave reagon mirë ndaj komplimenteve. Madje 36 për qind e femrave i keqinterpretojnë komplimentet e drejtuara për pamjen e tyre. Për shembull, nëse dikush u thotë atyre që kanë bërë grim të mirë, 14 për qind këtë e kupton si një paralajmërim që e kanë tepruar apo që nuk janë të bukura në mënyrë natyrale. Disa ofendohen edhe kur meshkujt i lavdërojnë linjat e tyre sepse këtë e "përkthejnë" si mbipeshë, transmeton koha.net.

Megjithatë, fjalët në të cilat të gjitha reagojnë negativisht, dhe të cilat meshkujt asnjëherë nuk duhet t’i lidhin me damat janë: trashësia, fytyra e lodhur dhe mosdisponimi, paralajmërojnë ekspertët. Nëse ato i dëgjojnë këto, madje edhe kur janë të vetëdijshme që bashkëbiseduesi ka qëllime më të mira, grindja është pothuajse e pashmangshme.