Lifestyle

Tullacëria shihet si shenjë e inteligjencës më të lartë dhe burrërisë

Studimet e kryera nga një ekip i studiuesve të udhëhequr nga Albert E. Mannes janë kryer në 59 pjesëmarrës.

Atyre u janë treguar fotografitë e meshkujve me shumë flokë në kokë, dhe fotot në të cilat këtyre meshkujve u janë modifikuar në mënyrë kompjuterike kokat ashtu që të mos kenë flokë, transmeton koha.net.

Është zbuluar se pjesëmarrësit e studimit meshkujt tullacë i perceptuan si më dominues, më burrërorë dhe më të besueshëm, si dhe më të lartë dhe më të fuqishëm se që ishin me të vërtetë.

Në fakt, kur fotot e tyre u bënë ashtu që të duken si tullacë, perceptimi i shikuesve ndryshoi, pra ata u përjetuan si më shtatlartë.

Në të njëjtën kohë, meshkujt me koka që nuk ishin krejtësisht tullace ishin konsideruar më pak tërheqës dhe më të dobët.

Profesor Mannes sugjeron se këto tipare, dhe sidomos dominimi, janë tregues të suksesit të personit.