Mjalti mund të jetë edhe i dëmshëm

Mjalti mund të jetë edhe i dëmshëm

06 dhjetor 2017 19:08

Mjalti shpesh përdoret si alternativë e shëndetshme e sheqerit.

Edhe pse është i njohur për nga përbërësit e shumtë mjekues, ekziston një sasi e caktuar e marrjes së mjaltit, e cila mund të ketë pasoja për shëndetin tuaj, transmeton kp.

Nutricistja Angela Lemond nga Teksas paralajmëron se edhe pse e trajtojmë mjaltin si diçka natyrale, nuk e kuptojmë se sa shumë sheqer ka ai.

Ndërsa, Torey Armul nga Ohajo, thotë se, “marrja në masë të madhe të mjaltit lidhet me shtimin në peshë, diabetin dhe gjakderdhjen e dhëmbëve, për shkak të sasi së madhe të fruktozës në përbërjen e mjaltit”.

Organizata amerikane për sëmundje zemre rekomandon kufizimin deri në gjashtë lugë çaji me mjaltë në ditë. Një lugë çaji me mjaltë ka 64 kalori dhe mbi 17 gramë sheqer.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme