Djathi zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe tru Foto: Ilustrim

Djathi zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe tru

06 dhjetor 2017 18:02

Një porcion me djathë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes së zemrës dhe sulmit në tru.

Sasia prej 40 gramë djathë zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës deri në 14 për qind, dhe e njëjta dozë ditore zvogëlon rrezikun e goditjes me 10 për qind, tregojnë rezultatet e hulumtimit të kryer në Kinë.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e studimit të tyre vënë në pikëpyetje këshilla afatgjata që futja e produkteve të qumështit duhet të kufizohet, transmeton KosovaPress.

40 gramë djathë është vlera e njëjtë si një filxhan qumështi.

“Djathi përmban acide yndyrore të ngopura, por gjithashtu përmban ushqyes të mirë”, thonë shkencëtarët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme