A mund të shpërthejë stomaku nga ushqimi i tepërt?

A mund të shpërthejë stomaku nga ushqimi i tepërt?

05 dhjetor 2017 18:49

Popular Science krahason stomakun me balonën, e cila është e zbrazët, ndërkohë që mbushet. Njësoj sikurse balona, edhe lukthi ka pikën e shpërthimit.

Dallimi është aty se sa më shumë që fryni balonën, presioni krijon lidhjen e fuqishme, derisa te lukthi nuk është ashtu. Gjendja e lukthit nuk përcaktohet vetëm nga ajo që ne marrim.

Marrja e ushqimit kontrollohet nga nervat, si dhe hormonet, por është vështirë të matet ndikimi i tyre në stomak.

Sipas Popular Science, stomaku i zbrazët mund të mbajë dy deri në decilitra lëngje. Kjo nuk është sa një shishe me Coca-Cola.

Volumeni dyfishohet në momentin kur nisni të hani, madje edhe kur mendoni për ushqim. Refleksi i trurit përmes nervit i tregon lukthit se po arrin ushqimi. Kur të arrijë, stomaku çlirohet për të bërë vend.

Stomaku është i mbuluar me palosje gjatësore, duke u përhapur ndërsa trupi rritet. Por këto palosje kanë kufizime. Qelizat e stomakut janë të veshura me nerva. Kur arrijmë në pikën që kemi ngrënë sa duhet, këto nerva dërgojnë një sinjal në tru dhe thonë se jemi të ngopur dhe duhet të ndalojmë të hamë.

Stomaku ka një dalje të hapur dhe ushqimi qëndron në stomak për 10 deri në 15 minuta përpara se të fillojë të dalë. Sa i madh është stomaku për këta 10 deri 15 minuta? Kjo varet nga shumë faktorë, mosha, shëndeti, zakonet e të ngrënit, hormonet, por gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni atë që “thotë” stomaku juaj. Për shumicën e njerëzve që mendojnë se janë të ngopur fillon pasi stomaku ka 4.7 deri 14.7 decilitra lëngje.

Por me kalimin e kohës, stomaku mund të zgjerohet nëse hani tepër. Për shembull, në garat e ushqimit, fituesi ka ngrënë 72 hot-dog. Kjo është 7.5 litra ushqim në stomak. Truri ka fjalën e fundit se sa mund të hamë.

A mund të shpërthejë një stomak i përkryer i shëndetshëm si pasojë e teprimit me ushqim? Për momentin, vetëm gjashtë raste të tilla janë dokumentuar. Kryesisht, nuk mund të shpërthejë. Stomaku është një organ që megjithatë kërkon që ne të mos ia teprojmë me ushqim gjatë kohës së festave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme