Gjërat që nuk duhet ngrënë me stomak të zbrazët

Gjërat që nuk duhet ngrënë me stomak të zbrazët

05 dhjetor 2017 12:13

Nga dita në ditë ka gjithnjë e më shumë këshilla se çfarë duhet ngrënë në mëngjes. Megjithatë, është gjithashtu shumë e rëndësishme se çfarë nuk guxojmë të konsumojmë në asnjë rast kur stomaku është bosh.

Ajo që shumë nuk e dinë - dhe që nuk është shumë për të folur – është fakti se një mëngjes i gabuar mund të dëmtojë vërtet trupin tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të shmangni këto pesë ushqime për mëngjes:

Domate

Në përgjithësi, domatet janë shumë të mira. Janë me plot vitamina dhe antioksidues. Megjithatë, nëse i hani për mëngjes, në kombinim me acidin e lukthit mund të shkaktojnë urth dhe madje edhe dhimbje në stomak, transmeton KosovaPress.

Kastravecë

Në përgjithësi rekomandohet që të shmangen perimet si vakt i parë. Nëse konsumoni tranguj herët në mëngjes, ka shumë mundësi që ju të vuani nga urthi dhe fryrja.

Kosi

Kosi është një burim i baktereve të vlefshme të qumështit që janë të mira për florën e zorrëve. Por nëse hani kos në një stomak bosh, këto baktere të mira do të shkatërrohen nga acidi i lukthit.

Agrumet

Limoni, portokalli, mandarinat janë furnizues të mirë të vitaminës C, por acidi i tyre mund të sulmojë mukozën tuaj dhe të shkaktojë plagë të dhimbshme në gojë.

Pasta të pjekura

Maja e konsumuar herët në mëngjes mund të nxisë stomakun dhe të shkaktojë ënjtje dhe probleme të tretjes. Prandaj është mirë të shmangni produktet që përmbajnë shumë maja në mëngjes - të tilla si pasta të pjekura dhe kështu me radhë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme