Vetitë kurative të koprës

Vetitë kurative të koprës

04 dhjetor 2017 12:54

Kopra është një bimë aromatike shumë e hershme. Ajo formohet nga fije të vogla të holla ngjyrë jeshile.

Lulet e saj të vogla të verdha shfaqen gjithnjë në periudhën e verës të cilat mblidhen thahen dhe kanë një aromë të fortë se ato të gjetheve.

Kjo bimë gjendet në lëndina dhe fusha.

Përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit.

Rezultate të shkëlqyera ka dhënë në shkrirjen e gurëve në veshka. Veti tjetër e kësaj bime ndikon në uljen e kolesterolit dhe ndihmon largimin e toksinave nga sistemi tretës.

Foshnjave të porsalindura iu jepet në formë çaji, për lehtësimin e dhimbjeve të barkut në muajt e parë të jetës.

Kopra është e pasur me hekur dhe aminoacide që ndihmojnë me trajtimin e anemisë. Këto aminoacide stimulojnë prodhimin e hemoglobinës dhe në formimin e një sërë përbërësve të tjerë të gjakut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme