Çaji i gjelbër lufton celulitin dhe rregullon sheqerin në gjak

Çaji i gjelbër lufton celulitin dhe rregullon sheqerin në gjak

01 dhjetor 2017 21:23

Çaji i gjelbër përshpejton metabolizmin, parandalon thithjen e yndyrës dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke e bërë atë zgjedhje perfekte për këdo që dëshiron të humbasë peshën, të sjellë trupin në formë dhe të përmirësojë gjendjen shëndetësore.

Një nga shkaqet më të zakonshme të celulitit janë toksinat që zvogëlojnë elasticitetin e lëkurës dhe ngadalësojnë rrjedhën e gjakut, andaj është e nevojshme të stimulohet procesi i detoksifikimit natyror dhe t'i hedhë jashtë trupit duke futur një sasi optimale të ujit, transmeton kp.

Shtoni të paktën një pjesë të drithërave integrale në menynë tuaj të përditshme, pasi ato treten pak dhe zgjasin ndjenjën e ngopjes, dhe gjithashtu përmbajnë antioksidues – luftues të mëdhenj kundër toksinave të dëmshme që shkaktojnë celulitin.

Peshku yndyror, salmon, ton, sardele, janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në degradimin e yndyrës, ndërsa lëçitini nga vezët forcon muret qelizore dhe parandalon humbjen e ujit. Gjithmonë preferoni vezë të ziera në vend të atyre të fërguara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme