Lifestyle

Si ndihmon avokado në luftë kundër kancerit

Avokado është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Studimet e mëparshme kanë treguar se mund të ndihmojë në parandalimin e një numri të sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe kanceret e ndryshme.

Studimet kanë treguar se avokado është efektiv në parandalimin e kancerit të gjirit, sepse e përmban një përqindje të lartë të karotenoideve dhe gjithashtu e nxit absorbimin e karotenoideve nga frutat dhe perimet e pasura me karotenoide, të gjitha në saje të përmbajtjes së lartë të yndyrës, transmeton koha.net.

Avokado përmban vitaminë C dhe E, të cilat kanë veti të forta antioksiduese dhe e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës së keqe (LDL). Antioksidantët janë vendimtarë në luftën kundër radikaleve të lira, për të cilat hulumtimi ka treguar se e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së qelizave të kancerit.

Avokado e stimulon punën e mëlçisë, organit i cili është i domosdoshëm për eliminimin e toksinave nga trupi. Toksinat e vështirësojnë punën e çdo qeliza të trupit dhe e rrisin rrezikun e paraqitjes së qelizave të kancerit.

Avokado është një burim shumë i mirë i luteinës, një kompleks antikancerogjen i cili është i shkëlqyer për parandalimin e kancerit të prostatës dhe të sëmundjeve të syrit. Studimet kanë treguar se avokado mund ta reduktojë rrezikun e kancerit të gojës.

Avokado është një burim i shkëlqyer i fitokimikateve dhe fitonutrientëve, komponime që i shkatërrojnë qelizat e kancerit, që është arsyeja se pse avokado është e shkëlqyer për ta parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit, ndërsa një studim zbuloi se avokado mund t’i shkatërrojë qelizat burimore të kancerit.

Sa u përket farave të avokados, ato gjithashtu mund t’i hani sepse hulumtimet e fundit kanë treguar se e kanë një ndikim të madh në shëndetin e të gjithë organizmit.

Farat e avokados kanë efekt të fuqishëm antiinflamator dhe mund të ndihmojnë për t’i lehtësuar simptomat e artritit reumatoid. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes dhe për ta parandaluar kancerin e zorrës së trashë.