Pse nuk duhet të hani vetëm

Pse nuk duhet të hani vetëm

23 nëntor 2017 17:43

Vetmia në botë është gjithnjë e më e madhe. Sipas rezultateve të fundit personat e vetmuar përballen edhe me një problem të madh – ushqimin.

Meshkujt që hanë në vetmi kanë shtuar peshë për 45 për qind. Kjo ka të bëjë edhe me rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e nivelit të kolesterinës, tregon një studim i Universitetit të Seulit, Donguk.

Pasojat e tilla në ushqim janë treguar negative njësoj si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, por janë më të këqija te gjinia mashkullore.

Në studim morën pjesë 7.725 meshkuj, të cilëve iu është bërë pyetja se sa shpesh hanë në vetmi. Është konstatuar se kjo paraqet rrezik për shëndetin e personave që hanë më shumë se dy herë të vetmuar në ditë.

Hulumtimet e rezultatit janë publikuar në revistën “Obesity Research and Clinical Practice”.

Sipas këtij hulumtimi, në 64 për qind të rasteve paraqitet zhvillimi i sindromës së metabolizmit – çrregullim metabolik i cili manifestohet si rezistencë e insulinës, grumbullim i masës yndyrore në pjesën e stomakut, nivel të lartë të kolesterinës dhe ngritje të tensionit. Studimi tregon se te femrat të cilat hanë në vetmi kanë të zhvilluar metabolizmin e njëjtë më të lartë për 29 për qind, transmeton KosovaPress.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme