Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Molekula e sapozbuluar premton për vaksinën kundër HIV-it

Një kandidat i ri për vaksinën e HIV po tregon efektivitet në studimet e kafshëve në stimulimin e një reagimi imunitar kundër sheqernave që e formojnë një mburojë rreth HIV-it.

Një ekip hulumtuesish nga universiteti i Maryland dhe universiteti i Duke e krijoi një molekulë të re proteinë-sheqer e cila do të mund të mbronte nga HIV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një pengesë në krijimin e vaksinës efektive për HIV është vështirësia e nxitjes së sistemit imunitar për të gjeneruar antitrupa kundër mburojës së sheqerit në shumë variacione të HIV”, tha Lai-Xi Wang, profesor i kimisë dhe biokimisë në UMD, në një njoftim për shtyp, transmeton Koha.net. “Metoda jonë e trajton këtë problem duke e dizajnuar një përbërës të vaksinës i cili e imiton pjesën sheqer-proteinë të kësaj mburoje”.

Hulumtuesit e dizajnuan kandidatin e vaksinës me një fragment të proteinës HIV nga gp120, i cili e mbulon HIV-in si një mbështjellës mbrojtës. Mbrojtja e virusit HIV është forcuar nga një mburojë sheqeri e cila e mbulon mbështjellësin gp120.

Kur u testua në lepuj, vaksina i stimuloi reagimet e antitrupave kundër mburojës së sheqerit në katër variacione të ndryshme të HIV.

Hulumtimi i kapërceu dy probleme që kanë qenë sfiduese për studiuesit në krijimin e një vaksine për HIV e cila mund ta shënjestrojë gp120. Mburoja e sheqerit në HIV është e ngjashme me sheqernat në trup kështu që nuk e krijon ndonjë reagim të fortë imunitar dhe së dyti, aktualisht ka më shumë se 60 variacione të virusit HIV dhe virusi shpeshherë pëson mutacion kështu që gjetja e antitrupave kundër gp120 në njërin variacion nuk mund të funksionojë në tjetrin.

Studimi, i publikuar në Cell Chemical Biology mund t’ia hapë rrugën një vaksine për HIV=in.

Legjenda: Interpretimi artistik i HIV-it, pullat në të purpurt që e mbulojnë virusin janë molekulat sheqer-proteinë, duke përfshirë gp120, të cilat e mbrojnë pjesën tjetër të virusit të paraqitur në ngjyrë rozë.