Lifestyle

Fillimi i mësimit para orës 8:30 shkakton depresion tek nxënësit

Fillimi i mësimit para orës 8:30 të mëngjesit e rrit rrezikun prej depresionit dhe anksiozës tek nxënësit, sipas një studimi të ri.

Fillimi i hershëm i mësimit krijon presion tek fëmijët, gjë që e pengon aftësinë e tyre të fjetjes dhe i ekspozon ndaj rrezikut më të madh prej problemeve të shëndetit mendor, transmeton koha.net.

Udhëheqësi i studimit dr. Jack Peltz, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rochester, tha se për shkak të zgjimit të hershëm krijohet presion tek fëmijët që janë të detyruar të shkojnë në shtrat dhe të flenë më herët, dhe për shkak të kësaj kanë probleme të shtuara të shqetësimeve mendore, ndërkohë që fillimi i mëvonshëm i mësimit e ka një ndikim të mirë.

"Një gjumë i mirë me një fillim të mëvonshëm të mësimit jep rezultate më të mira", tha Peltz.

Ekspertët u rekomandojnë nxënësve ta kenë një rutinë të shkuarjes në shtrat në të njëjtën kohë, dhe kjo është midis orës 8 dhe 10 në mbrëmje dhe ta zvogëlojnë përdorimin e teknologjisë para se të shkojnë në shtrat.

Në studim u analizuan 197 nxënës në mes të moshës 14-17 vjeç, të cilët i plotësuan pyetësorët. Në pyetje u përgjigjën edhe prindërit e tyre. Pyetjet ishin në lidhje me shprehitë e tyre të gjumit, kur shkojnë në shtrat dhe nëse ishin tipa të mëngjesit apo të mbrëmjes.

Ata u ndanë në dy grupe, në ata të cilëve mësimi u fillon para orës 8:30 dhe në ata të cilëve u fillon më vonë. Shtatë ditë ata e mbajtën një ditar ku i shkruan zakonet, cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit dhe simptomat e depresionit dhe të anksiozës.

Rezultatet treguan se nxënësit që u zgjuan më herët, sepse mësimi u fillonte në ora 7:30, kishin simptoma të depresionit dhe anksiozës. U zbulua se kjo, gjithashtu, kishte ndikim në aktivitetet dhe ushqyerjen e tyre.

Studimi u publikua në revistën Sleep Health.