Tumori i pankreasit ndër më vdekjeprurësit, cilët janë faktorët

Tumori i pankreasit ndër më vdekjeprurësit, cilët janë faktorët

16 nëntor 2017 12:38

Më pak diagnoza në Jug: dieta mesdhetare mbron. Tre në dhjetë raste shkaktohen nga duhani. Ja simptomat, të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje, dhe nëse sëmuremi duhet të shërohemi nga mjekë ekspertë. Edhe sot, kanceri i pankreasit është një nga prognozat më të rënda. Agresiv dhe pothuajse gjithmonë vdekjeprurës, mbetet një armik i vështirë për t’u luftuar.

Sëmundja në fazat fillestare, nuk jep ndonjë simptomë të qartë dhe jep atëherë kur duhet të ketë filluar të përhapet në organet përreth dhe shanset që trajtimet të jenë të suksesshme janë të pakta. Jetëgjatësia rritet, por sigurisht nëse merrni një diagnozë të hershme. Dhe ka diçka që mund të bëni për të mos u sëmurur: mos pini duhan, ndiqni një dietë të shëndetshme dhe qëndroni jashtë kileve të tepërta. Këto tre faktorë në fakt e rrisin shumë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes. Në studimin që e transmeton Shqip, bëhet e ditur se në 15 vitet e fundit, rastet e kancerit të pankreasit janë rritur me 59%: diagnoza vjetore në vitin 2002 ishte 8,602, në vitin 2017 ka rreth 13,700.

Tre në dhjetë raste shkaktohen nga duhani

“Është jetike të përmirësohet vetëdija e qytetarëve dhe e institucioneve për këtë kancer dhe rëndësia e mënyrave të jetesës së shëndetshme, – shpjegon Fabrizio Nicolis, President i Fondacionit AIOM (Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore), që aderon Ditën e Katërt Botërore mbi kancerin e pankreasit, zbatuar nën kujdesin e Fondacionit AIOM, Shëndetit të Grave, FAVO (Federata Italiane e Shoqatave të Vullnetarëve në Onkologji), Shëndeti i meshkujve, Fondacioni Nadia Valsecchi, Viola Tape dhe My Everest. Në të gjithë botën, rastet e reja janë më shumë se dyfishuar në një dekadë. Pirja e duhanit, obeziteti dhe sedentarizmi janë faktorët kryesorë të rrezikut. Në veçanti, rreth 3 raste të kancerit të pankreasit nga 10 janë shkaktuar nga duhani. Këto të dhëna na shtyjnë të angazhohemi më shumë si në aspektin e parandalimit dhe atë të hulumtimit “.

Çfarë e rrit rrezikun e sëmundjes

Është vërtetuar shkencërisht se ka një marrëdhënie të ngurtë midis kileve të tepërta dhe kancerit të pankreasit: obeziteti rrit rrezikun e kësaj sëmundjeje me 12%. Veçanërisht kur yndyra është e shtresuar në bark dhe nuk ka intolerancë ndaj glukozës, rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit. Edhe mënyrat e ndryshme të ushqyerjes shpjegojnë dallimet e forta gjeografike në përhapjen e këtij kanceri, që në jug ndikon më pak se në veri: më pak se 25% në mesin e meshkujve dhe më pak se 28% në mesin e grave. Konsumi më i lartë i frutave dhe perimeve të freskëta, tipike e dietës mesdhetare ende shumë e përhapur në Jug, mbrojnë nga rreziku i këtij lloji të kancerit. Së fundmi, për të rritur shanset për zhvillimin e kancerit të pankreasit është pankreatiti kronik, një gjendje inflamacioni i përhershëm në mesin e pasojave më serioze të konsumit kronik të alkoolit. Vetëm 8 nga 100 pacientë mbijetojnë pesë vjet pas diagnozës. Vetëm 7% e rasteve të kancerit të pankreasit diagnostikohen në fazën fillestare, kur mund të ndërhyhet më efektivisht, sepse sëmundja nuk jep ndonjë simptomë kur është në fazat e saj të hershme.

“Sot nuk ka metoda për diagnostikimin e hershëm të këtij kanceri shumë agresiv”, shpjegon Giampaolo Tortora, drejtor i Osteologjisë Mjekësore të Spitalit të Integruar Universitar të Veronës. Më shumë se gjysma e pacientëve zbulojnë tumorin kur tashmë është në metastazë. Shpesh simptoma të tilla si dhimbja e stomakut, gastritit dhe tretja e keqe ngatërrohen me ato të patologjive të tjera. Pra, për fat të keq vetëm 8 nga 100 pacientë arrijnë të mbijetojnë në pesë vjet diagnozë, shumë më pak se tumoret e tjera të zakonshme të tilla si kanceri i gjirit dhe i prostatës (ku mbijetesa është rreth 90%).”

Simptomat që duhet t’u kushtojmë vëmendje

Disa shenja ose simptoma, edhe pse jo specifike, mund të jenë një zile alarmi dhe e nxisin mjekun t’i marrë në konsideratë, sepse në mesin e këtyre hipotezave diagnostikues mund të jetë prania e kancerit të pankreasit. Në veçanti, është mirë t’i kushtohet vëmendje shfaqjes së papritur të diabetit tek një i rritur, dhimbjeve të vazhdueshme në zonën e stomakut ose prapa në shpinë në pikën e kalimit në mes gjoksit dhe barkut, humbje peshe pa shkak, steatorrea (dmth, feçe të qarta, me vaj, të formuara pak, të cilat tentojnë të notojnë), shfaqja e trombeve në venat e këmbëve ose diarreja e vazhdueshme e pashpjeguar nga shkaqe të tjera

Komentet

Shto koment

Të ngjashme