Njerëzit depresivë jetojnë më shkurtër – zbuluan shkencëtarët kanadezë, ndërsa britanikët theksojnë se meshkujt gjatë betejës me depresionin e reduktojnë jetëgjatësinë, mesatarisht për shtatë deri në 11 vjet.
Gjatë periudhës gjashtëdhjetëvjeçare, në tre raste, studiuesit e përcollën lidhshmërinë e shëndetit mendor dhe mortalitetit në 3,410 të rritur - nga viti 1952 deri në 1967, nga viti 1968 deri në vitin 1990 dhe nga viti 1991 deri në vitin 2011.
Rreziku i rritur prej vdekjes së parakohshme për shkak të pasojave të depresionit në çdo dekadë është regjistruar në popullsisë mashkullore, ndërsa pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar edhe tek femrat, transmeton koha.net.
Lidhshmëria e depresionit dhe jetëgjatësisë më të shkurtër rezultoi të jetë më e fuqishme në episodin post-depresiv. Nga kjo, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se të paktën një pjesë e të dhënave mund të ndryshohen pas trajtimit efektiv.
Hulumtimi shumëvjeçar ka treguar se njerëzit tek të cilët depresioni është paraqitur në mënyrë të përsëritur ishin në pozitë më të keqe, që është arsyeja se pse është shumë e rëndësishme që ky çrregullim mendor të zbulohet dhe trajtohet me kohë, ndërsa duhet të kemi kujdes dhe ta parandalojmë kthimin e sëmundjes.
Rezultoi se numri më i madh i vdekjeve të parakohshme në fakt nuk është i lidhur direkt me çrregullime mendore, por me ato që ndodhin si rezultat i depresionit, si, për shembull, sulmi në zemër.
Depresioni gjatë viteve lidhet me shumë probleme shëndetësore, pjesërisht për shkak se mund të shkaktojë ndryshime fiziologjike në organizëm, dhe kontribuon në shprehitë e pashëndetshme, si - të ushqyerit e dobët, mosaktiviteti fizik, pirja e duhanit dhe konsumi i tepërt i alkoolit.
Studimi kanadez e ka konfirmuar lidhjen mes depresionit dhe vdekjes së parakohshme si rezultat i obesitetit, pirjes së duhanit dhe konsumit të tepërt të alkoolit.
Tek meshkujt që vuajnë nga depresioni gjasat e vdekjes së parakohshme ishin pothuajse tre herë më të larta në fillim të studimit, por me kalimin e kohës ato u reduktuan, dhe në fund të studimit ranë në 52 për qind.
Tek femrat që vuajnë nga depresioni, rreziku i vdekjes së parakohshme si pasojë e depresionit është rritur me kalimin e kohës. Në fillim të studimit tek femrat e sëmura shanset prej vdekjes së parakohshme ishin tetë për qind, ndërsa në fund ato u rritën madje në 51 për qind, me çfarë femrat u barazuan me meshkujt.
Studimi i kryer më parë nga shkencëtarët në Oxford tregoi se lufta me depresion e shkurton jetën sa edhe pirja e duhanit – me një mesatare prej shtatë deri në 11 vjet.
Në vitin 2006, një studim i ngjashëm ka treguar se tek njerëzit që vuajnë nga depresioni i rëndë jetëgjatësia mund të shkurtohet në 13 e deri në madje 31 vjet, shkruajnë portalet shkencore.
-
16 nëntor 2017 09:25
-
Shpërndaje në: