Lifestyle

Si të largohet nikotina nga organizmi

Kur pini cigare, nikotina qarkullon në gjak mesatarisht gjashtë deri në tetë orë.

Shumica e kësaj nikotine eliminohet përmes urinës, por janë të nevojshme 48 deri 72 orë që pjesa e mbetur e nikotinës të largohet nga trupi juaj, përcjell ksp.

Në këtë proces mund të ndihmojnë uji, disa lloje pemësh dhe perimesh, sidomos ato që të përmbajnë mjaft vitaminë C.

Ajo është substanca më e njohur për largimin e nikotinës nga qarkullimi i gjakut, pasi përmirëson metabolizmin dhe krijon rruaza të bardha të gjakut, por duhanpirësit duhet të marrin sasi më të madhe të kësaj vitamine se sa ata që nuk e pinë duhanin, përkatësisht deri 2.000 miligramë.