Lifestyle

Kërpudhat ndihmojnë parandalimin e Alzheimerit

Sëmundjet dementia dhe Alzheimer mund të ndalohen duke konsumuar një dietë të pasur me kërpudha, tregon një studim i ri.

Sekreti për ngadalësimin ose parandalimi i këtyre sëmundjeve qëndron në konsumin e kërpudhave, thonë shkencëtarët.

Një studim i Universitetit shtetëror në Pensilvania ka zbuluar se kërpudhat përmbajnë një sasi të lartë të antioksiduesve të veçantë, të cilët kanë efekte kundër plakjes së trurit, transmeton ksp.

Antioksiduesit janë përbërës që parandalojnë ose të ndalojnë dëmtimin e qelizave, dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e dementia, si dhe gjendjeve tjera vdekjeprurëse si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Kërkuesit kanë gjetur se kërpudhat janë veçanërisht të pasura me dy antioksidues, ergotionina dhe glutationa.

Shkencëtarët thanë se një studim më i gjerë për eksplorimin e këtyre dy antioksiduesve mund të shtojë gjasat për shërimin e sëmundjeve Parkinson dhe Alzheimer.