Shenjat e kancerit në mushkëri

Shenjat e kancerit në mushkëri

09 nëntor 2017 09:25

Kanceri në mushkëri është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit – me mijëra njerëz në botë që diagnostikohen çdo vit.

Një kollë e thjeshtë, një ndjenjë lodhjeje dhe humbja e apetitit mund të ngatërrohen me ndonjë virus dhe madje edhe grip.

Por këto simptoma mund të jenë gjithashtu edhe shenjë e diçkaje më serioze – sidomos pasi simptomat e këtij kanceri nuk vërehen shumë derisa sëmundja të përparojë.

Kështu, cilat janë shenjat që duhet t’i dini të kësaj sëmundjeje?

Më poshtë i kemi renditur tetë shenjat kryesore të treguara nga ekspertët botëror të mjekësisë.

Simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë:

–Të kesh kollë shumicën e kohës

–Një ndryshim në kollën që e keni pasur për një kohë të gjatë

–Shkurtim i frymëmarrjes

– Kollë me sekrecione me shenja të gjakut në të

– Dhimbje në gjoks ose shpatull

–Humbje të apetitit

–Lodhje

–Humbje peshe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme