Lifestyle

Hulumtimi i ri zbulon se cili lloj i mashkullit u ofron femrave orgazma më të mira

Orgazma e femrës ka qenë gjithmonë një temë e komplikuar, dhe shumë njerëz ende nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë plotësisht.

Kujt nuk i pëlqen të qeshë mirë? A e keni dikë që mund t’ju bëjë të qeshni me lot në mes të bisedës? Shumica prej nesh e dëshiron këtë. Në të vërtetë, shkencëtarët kanë publikuar kohët e fundit, në revistën Socioaffective Neuroscience & Psychology, se meshkujt humoristikë, kreativë dhe emocionalisht të ngrohtë janë gjithashtu partnerë shumë-orgazmikë, transmeton koha.net.

Studimi u krye në mesin e 103 femrave të lira midis moshës 20 dhe 69 vjeç. Femrat e plotësuan anketën gjithëpërfshirëse për të kaluarën e tyre seksuale. Femrat të cilat ishin në lidhje nuk ishin pjesë e anketës, sepse shkencëtarët besojnë se "ato që janë në lidhje mund të ndihen të detyruara ta vlerësojnë partnerin e tyre të tanishëm më mirë sesa që ai në fakt e meriton atë".

Qëllimi i studimit ishte të identifikohen tiparet në meshkuj që u japin femrave orgazma me kënaqësinë më të madhe. Atraktiviteti ishte faktor në arritjen e orgazmave më të forta. Kjo sugjeron se atraktiviteti ua mundëson femrave të përjetojnë intimitet në një nivel shumë më të lartë.

Megjithatë, në punim theksohet se atraktiviteti varet jo vetëm nga pamja e mirë. Në të thuhet: "Modeli në rezultatet tona sugjeron se orgazma tek femrat varet më shumë nga karakteristikat të cilat potencialisht përfaqësojnë përkushtim dhe vëmendje (p.sh. besnikëria, ngrohtësia emocionale) sesa karakteristikat klasike të gjeneve dhe mashkulloritetit të mirë".

Gjykuar nga hulumtimi, femrat i kishin përvojat më të mira me meshkujt që kanë tipare pozitive të karakterit. "Partnerët të cilët femrave u ofruan orgazma të forta u vlerësuan si më humoristikë, më kreativë, më të ngrohtë, më besnikë dhe me erë më të mirë se partnerët të cilët u ofruan orgazma të dobëta, dhe gjithashtu investuan përpjekje më të mëdha në nxitjen e orgazmës", thuhet në punim.

Ekipi theksoi se ekzistojnë disa kufizime në hulumtimet e tyre, duke përfshirë vështirësinë në analizimin e karakteristikave që më së shumti kontribuojnë në orgazmën femërore. "Për shembull, nivelet më të larta të humorit dhe kreativitetit mund të kontribuojnë vetëm në vlerësimin e atraktivitetit, gjë që si rezultat e rrit mundësinë e orgazmës".

Është gjithashtu e mundur që partnerët shumë-orgazmikë marrin pjesë më shumë në aktivitetet që çojnë në orgazma. Megjithatë, sensi për humor dhe personaliteti i ngrohtë janë të mirëseardhura.