Puna më stresuese është e kamerierëve

Puna më stresuese është e kamerierëve

08 nëntor 2017 21:25

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Neurology, puna më stresuese është ajo e kamerierit. Nga ana tjetër, më së paku stres në punë kanë shkencëtarët dhe arkitektët, dhe ata që kryejnë detyra pasive, si pastruesit, minatorët dhe punëtorët fizikë.

Edhe pse në pyetjen se cili është profesioni më i vështirë, shumë njerëz janë përgjigjur neurokirurgu, mjeku, çminuesi ose minatori, një studim i ri tregon se punët robëruese dhe jofalënderuese, si ato të kamerierit, janë më stresueset dhe më së shumti e dëmtojnë shëndetin, transmeton koha.net.

Shkencëtarët kinezë pohojnë se këta punëtorë e kanë një rrezik 58 për qind më të lartë të problemeve me zemrën, dhe shpesh vuajnë nga goditja në tru, goditja më e zakonshme e shkaktuar nga bllokimi i qarkullimit të gjakut.

Studimi tregon se ata që punojnë punë shumë stresuese kujdesen më pak për veten e tyre dhe shpesh janë të prirë për vese.

Shkencëtarët thonë se stresi më së shumti varet nga ndjenja e kontrollit dhe e respektit. Edhe pse mjekët, mësuesit dhe profesionet e ngjashme janë punë më të vështira mendore, ata ndihen të respektuar, dhe për këtë arsye nuk janë nën stres. Dhe e kundërta, vendet e punës në shërbimin e konsumatorëve në përgjithësi nuk respektohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme