Lifestyle

Profesionet me normat më të larta dhe të ulëta të divorcit

Descriptive Text

Divorcet janë të zakonshme në SHBA përkundër që njerëzit martohen më të moshuar, apo ata që qëndrojnë të vetëm për kohë të gjatë, apo nuk martohen fare.

Megjithatë, përderisa shpesh është thënë se shkalla e divorcit ka arritur në rreth 50 për qind në SHBA, një hulumtim ka gjetur në fakt se kjo është mit. Për shkak të faktorëve të tillë si punësimi, arsimimi dhe raca, shkalla e divorcit luhatet shumë dhe është e vështirë të matet me saktësi. Për shembull, sipas hulumtimit, shkalla e divorcit është shumë më e lartë për të papunët në krahasim me të punësuarit, dhe divorci është më pak i zakonshëm në mesin e aziatikëve, shkruan Business Insider.

Natyrisht, çdo çift i ka arsyet e veta për të qëndruar bashkë, ose për t’u ndarë, por del se disa profesione kanë normë më të lartë të divorcit se disa të tjera, transmeton Koha.net. 

Duke përdorur të dhënat nga studimi pesëvjeçar amerikan i Zyrës së Regjistrimit të SHBA-së nga 2015, statistikanti Nathan Yau zbuloi profesionet me normat më të larta dhe më të ulëta të divorcit.

Sipas këtij hulumtimi menaxherët e lojërave, si menaxherët e kazinove kanë normën më të lartë të divorcit me 52.9 për qind, kurse banakierët nuk janë larg kur është puna për divorcet, me 52.7 për qind.

Kurse çiftet që kanë normën më të ulët të divorceve sipas këtij hulumtimi janë ekspertët e sigurimeve me 17 për qind,

Më poshtë keni 10 profesionet me normën më të ulët të divorceve:

Ekspert i sigurimeve – 17 %

Shkencëtarët e Fizikës – 18.9 %

Mjekët dhe shkencëtarët e jetës – 19.6 %

Klerikët – 19.8 %

Zhvilluesit e softuerëve, aplikacioneve, dhe sistemit të softuerëve – 20.3 %

Terapeutët fizikë – 20.7 %

Optometristët – 20.8 %

Inxhinierët e Kimisë – 21.1 %

Drejtorët, aktivistët fetarë, dhe edukatorët – 21.3 %

Fizikantët dhe kirurgët – 21.8 %

Kurse 10 profesionet me normën më të lartë të divorceve janë:

Menaxherët e lojërave – 52.9 %

Banakierët – 52.7 %

Punëtorët e fluturimit – 50.5 %

Punonjësit e shërbimeve të lojërave – 50.3 %

Mjeshtrit e makinerisë së metaleve dhe plastikës, operatorët dhe tenderuesit – 50.1 %

Operatorët e paneleve – 49.7 %

Vizatuesit e makinerive – 49.6 %

Punonjësit e qendrave të thirrjeve – 49.2 %

Operatorët e makinerive të tekstilit – 48.9 %

Konstruktorët e shtypjeve të makinerive - 48.8 %