Neuroshkencëtarët kanë zbuluar një këngë që zvogëlon ankthin

Neuroshkencëtarët kanë zbuluar një këngë që zvogëlon ankthin

05 nëntor 2017 11:13

Një nga çrregullimet më të mëdha që mund të përballemi është ankthi. Të jep ndjenjën e panikut, shqetësimit, frikës, madje edhe tmerrit. Është një ndjenjë që ka shënuar rritje në shumicën dërrmuese të popullsisë në botë.

Sipas Qendrës së Ankthit, pothuajse 30 për qind e popullsisë së rritur, midis moshës 18-54 vjeç, janë të prekur nga ankthi vetëm në SHBA, raporton Providr.

Shëndeti mental është një vrasës i heshtur, kjo pasi shumë njerëz janë të frikësuar të flasin për problemet e tyre. Është e vështirë të lidhesh me ata që kanë ankth, megjithatë janë disa metoda të ndryshme që mund të bëhen për të përmirësuar gjendjen, transmeton Koha.net. Dhe një doktor beson se e ka gjetur zgjidhjen.

Por, si ta luftojmë ankthin? Disa njerëz besojnë se medikamentet janë çelësi. Të tjerët besojnë se këshillimi është i dobishëm.

Një metodë që është vërtetuar se është shumë efektive është terapia e muzikës. Edhe pse ka njëfarë suksesi neuroshkencëtarët në Britani të Madhe thonë se kanë gjetur këngën perfekte për ata që vuajnë nga ankthi, transmeton Koha.net.

Sipas Dr. David Lewis-Hodgson nga Minilab International, studimi që ka kryer ekipi i tij ka treguar se kënga ka arritur të rrisë shkallën e relaksimit më shumë se çdo muzikë që kanë testuar deri më tani.

Emri i kësaj kënge është “Weightless” e krijuar nga Marconi Union. Kënga ka aq efekt të madh te pjesëmarrësit, sa që Lewis-Hodgson iu ka sugjeruar të mos e dëgjojnë atë gjatë ngasjes së veturës.

Ajo që është e rëndësishme në këtë këngë është fakti se Marconi Union e ka krijuar këtë këngë në bashkëpunim me terapistët e zërit. Është dizajnuar që të ngadalësojë ritmin e zemrës, të zvogëlojë presionin e gjakut, si dhe të ulë nivelin e stresit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme