Si të pastrojmë organizmin nga toksina me limon dhe shurupin e panjës

Si të pastrojmë organizmin nga toksina me limon dhe shurupin e panjës

04 nëntor 2017 17:24

Limoni dhe shurupi i panjës, i cili njihet si një dietë me limon, është një mënyrë popullore për pastrimin e organizmave mes mijëra njerëzve në mbarë botën.

Dieta zgjat pesë ditë dhe gjatë saj duhet marrë vetëm limonadë të bërë nga limoni, shurupi i panjës, ujë dhe speca djegës.

Pema e panjës në Kanada është e njohur për nga shija dhe lëngu ushqyes. Për një litër shurup nevojiten 40 litra lëng nga pema e panjës, transmeton ksp.

100 gramë shurup përmban 64% karbohidrate, 0,4% yndyra, 0,1% proteina, 0,6% minerale, dhe ka vlerë kalorike 275 kcal.

Shurupi i panjës merret për shkak se i jep organizmit të gjithë nutricientët e nevojshëm edhe energji.

Ai mund të blihet në qendra të ushqimit të shëndetshëm. Nëse nuk mund të siguroni shurupin e panjës, atëherë në vend të tij përdorni mjaltë, transmeton KosovaPress.

Limoni është ideal për detoksim – ndihmon në eliminimin e toksinës nga trupi, forcon imunitetin dhe vepron si antioksidues.

Para kësaj diete duhet përgatitur organizmin në mënyrë të tillë që të hani vetëm ushqime të lehta pa yndyrë dhe produkte me origjinë shtazore për disa ditë. Kështu, organizmi do të jetë i gatshëm të tolerojë mungesën e ushqimeve të zakonshme dhe kalimi në dietë nuk do të jetë i vështirë.

Gjatë dietës me limon dhe shurup panje, mos merrni ndonjë ushqim tjetër përveç limonit, shurupi të panjës.

Koha më e mirë për këtë lloj diete është në verë.

Përgatitja e pijes

Për një gotë limonadë ju nevojiten:

2 lugë me lëngë limoni

2 lugë me shurup panje

pak spec djegës

250 ml ujë

Përzieni përbërjen dhe pine menjëherë limonadën. Mund të përdorni ujin e ftohtë ose të vakët sipas dëshirës suaj. Gjithmonë përdorni limon të freskët dhe jo koncentrat limoni nga dyqanet.

Në ditë duhet konsumuar 6-10 gota me limonadë. Merrni pijen kur jeni të uritur.

Limonada në vete përmban të gjithë përbërësit ushqyes, ndërsa speci djegës merret për shkak të energjisë që i jep organizmit.

Efektet e kësaj diete janë të pabesueshme dhe kur ta provoni do të ndieni efektin e saj pozitiv, dhe do të bëhet pjesë e jetës suaj.

Medicina konsideron se shumë sëmundje vijnë për shkak të përmbajtjes së toksinës në organizëm dhe kjo është një mënyrë e verifikuar për të hequr toksinën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme