Lejla “shpërthen” në veshje e aksesorë

Lejla “shpërthen” në veshje e aksesorë

04 nëntor 2017 17:54

Ngjyra lejla është një nga ngjyrat më në modë për dimrin 2017.

E përsosur për çdo rast, ajo është protagonistja e garderobës suaj gjatë ditës dhe mbrëmjes, me kombinime shumë mbresëlënëse.

Lejla për ditën

Për veshjet e ditës është perfekte nga palestra në zyrë. Vishni një kostum ngjyrë lejla për të shkuar në punë duke e kombinuar me një bluzë të bardhë. Nëse pëlqeni pantallonat zgjidh një model të ngushtë në ngjyrë lejla të ndezur dhe kombinojeni me ngjyra pastel.

Edhe pulovrat e leshit janë shumë të bukura për t’i kombinuar me funde me pala ose me xhinse, transmeton ksp. Mos të harrojmë më pas pulovrat në versione oversize të viteve ’80, për tu kombinuar me streçe të zeza ose pantallona.

Në listën e gjërave nuk mungojnë në garderobën tuaj një pallto lejla me material leshi për ta veshur gjatë ditës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme