Si të evitohet lodhja kronike dhe të forcojmë imunitetin

Si të evitohet lodhja kronike dhe të forcojmë imunitetin

04 nëntor 2017 15:07

Edhe pse sindroma e lidhjes kronike mund të paraqitet në çdo moshë, ajo më shpesh godet personat në vitet e vona të tridhjeta deri te të pesëdhjetat.

Po ashtu, femrat vuajnë shpesh nga kjo gjendje dhe sipas disa të dhënave në mesin e pesë të prekurve nga kjo gjendje, katër prej tyre janë gra.

Rreziku më i madh për zhvillimin e sindromës së lodhjes kronike paraqitet te personat që nuk janë aktivë dhe personat që janë nën stres.

Sindroma e lodhjes kronike është çrregullim, të cilin e shkakton një lodhje e vazhdueshme e pashpjegueshme, transmeton KosovaPress.

Së bashku me lodhjen kronike shpesh vjen edhe deri te inflamacioni në fyt, dhimbje të kokës, dhimbje në muskuj, problem me të mbajturit mend dhe koncentrim, dhimbje në nyja, dhimbje e përgjithshme dhe vështirësi me gjumë.

Çfarë duhet ndërmarr për të pasur më shumë imunitet?

Konsumimi i tepërt i sheqerit në ushqimin ditore 100 gramë ose 20 lugë të vogla çaji, mund të dëmtojnë imunitetit për madje 40 për qind.

Bëhet fjalë për dobësimin e aktivitetit të rruazave të bardha të gjakut për të shkatërruar mikrobet.

Për të tejkaluar këtë gjendje duhet ushtruar rregullisht. Në fakt, mos aktiviteti ngadalëson lirimin e toksinave trupore. Për dallim nga kjo, ushtrimet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe aktivizojnë muskujt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme