Lifestyle

Vitamina C dhe zinku, kombinimi për imunitetin tuaj

Zinku njihet gjithashtu si një përforcues imunitar dhe kur vitamina C dhe zinku merren së bashku, imuniteti bëhet rezistues ndaj pothuajse të gjitha sfidave.

Zinku është i rëndësishëm për rritjen e imunitetit, tretjen e enzimeve, rregullimin e rritjes së qelizave, zvogëlimin e prodhimit të histaminës dhe mbrojtjen e radikaleve të lira.

Është efektiv për luftimin e alergjive, lehtëson depresionin, përshpejton shërimin e plagëve, ka një efekt antiviral dhe antibakterial, si dhe forcon sistemin imunitar, transmeton KosovaPress.

Marrja e tabletave të zinkut ose ushqimeve të pasura me zink, mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe të shkurtojnë kohëzgjatjen e tyre.

Mungesa e zinkut në trup mund të shkaktojë një dobësim të sistemit imunitar, humbjen e flokëve dhe të kemi një lëkurë të thatë.

Zinku dhe vitamina C janë kombinim i fuqishëm në luftën kundër infeksioneve, pasi që sistemi imunitar bëhet më i fuqishëm. Ky kombinim rekomandohet sidomos për ditë të ftohta, kur mund të prekemi nga infeksionet dhe ftohjet.

Zinku gjendet në vezë, mish, ushqime deti, arra, spinaq dhe drithërat integrale.