Lifestyle

A duhet t’i lëmë qentë të na lëpijnë: Bakteret e njeriut dhe të qenit nuk duhet të përzihen

Descriptive Text

Shumica e pronarëve dhe adhuruesve të qenve i lejojnë këto krijesa leshatake dhe besnike që t’i lëpijnë në gojë dhe fytyrë. Megjithatë, bakteret që gjenden në gojën e qenit janë shumë të ndryshme nga ato që gjenden në gojën e njeriut dhe me bashkimin e tyre mund të vijë deri tek sëmundje të ndryshme.

John Oxford, profesor i virologjisë dhe bakteriologjisë në Universitetin Queen Mary të Londrës, thotë se qentë shumicën e jetës e kalojnë me noçkat e tyre nëpër qoshet e pista, si dhe nën bishtin dhe mbi fekalet e anëtarëve të tjerë të llojit të tyre, që do të thotë se buzët e tyre dhe zgavra e tyre e hundës janë të mbushura me lloje të ndryshme të viruseve dhe baktereve, transmeton koha.net.

Shumë prej këtyre baktereve janë të panjohura për organizmin e njeriut dhe ai i shmang ato, por tek qentë dhe macet ekzistojnë baktere që janë zoonotike, që do të thotë se tek njerëzit mund të shkaktojnë sëmundje.

Disa nga sëmundjet që mund të lidhen me pështymën e qenit janë gastroenteriti dhe meningjiti, shkruan The Guardian.

Puthja e përditshme me qentë, siç thuhet në revistën kanadeze për veterinari, nuk mund të shkaktojë dëme, por bakteret e njeriut dhe të qenit nuk do të duhej të vinin në kontakt. Megjithatë, dëmi ndodh tek njerëzit imuniteti i të cilëve tashmë është i komprometuar.

Të moshuarit, foshnjat dhe njerëzit me sëmundje kronike duhet ta shmangin shkëmbimin e pështymës me qentë.