Shenjat e Alzheimerit mund të vërehen në moshë të mesme

Shenjat e Alzheimerit mund të vërehen në moshë të mesme

02 nëntor 2017 18:17

Rreziku nga prekja e sëmundjes Alzheimer mund të vërehet në moshë të mesme, sugjerojnë studimet e reja.

Inflamacioni ndërmjet moshës 40-50-vjeç mund të jetë një indikator i tkurrjes së trurit dekada më vonë, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet inflamacionit që mund të përshpejtojë tkurrjen e trurit më vonë gjatë jetës.

Kjo ka shtuar shpresat se një testi i thjeshtë i gjakut mund të tregojë nëse do të ketë gjasa për t’u prekur nga sëmundja e pashërueshme.

Gjetjet kanë nxitur një profesor udhëheqës britanik që të sugjerojë se aspirina mund të zvogëlojë rrezikun nga çmenduria.

Studiuesit pohojnë se njerëzit që kanë indikatorë të inflamacionit në gjakun e tyre në vitet '40 dhe '50 mund të kenë më shumë tkurrje të trurit disa dekada më vonë.

Humbja e qelizave është gjetur në zonat e trurit të prekur veçanërisht nga Alzheimer.

Një studiues kryesor ka sugjeruar se aspirina mund të jetë çelësi për të ulur rrezikun nga dementia.

Studimi i jep besim teorisë se sistemi imunitar luan një rol vendimtar në zhvillimin e dementia.

Profesori Peter Lachmann, profesor emergjent i imunologjisë nga Universiteti i Kembrixhit, thotë se gjetjet mbështesin pikëpamjet se barnat antiinflamatore, si aspirina dhe shmangia e pirjes së duhanit, mund të shtyjnë fillimin e dementia.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme