Vitaminat dhe ushqimet që parandalojnë rënien e flokëve

Vitaminat dhe ushqimet që parandalojnë rënien e flokëve

02 nëntor 2017 16:15

Humbja e flokëve është më shumë e zakonshme në verë dhe vjeshtë se sa në kohët tjera të vitit, tregon një studim.

Avokado dhe peshku mund të parandalojnë rënien e flokëve.

Një skalp i thatë mund të jetë shenjë se ju keni nevojë për më shumë acide yndyrore, thotë nutricionistja Marilyn Glanville.

Avokado, farat, arrat, peshku, janë burim i pasur i acideve yndyrore dhe mund të parandalojnë rënien e flokëve, shton ajo.

Acidi yndyror omega 3, po ashtu mund të parandalojë rënien e flokut.

Nutricionistja Cassandra Burns thotë se kombinimi i shumë ushqimeve të ndryshme është mënyra më e mirë për të luftuar rënien e flokëve.

“Për mbrojtje më të mirë në përgjithësi, duhet fokusuar në konsumimin e ushqimeve që janë burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve natyrores,” tha Burns.

Këtu përfshihen pemët dhe perimet, mishi i papërpunuar, peshqit, vezët, fasulet, arrat dhe farat.

Humbja e flokëve ndikon edhe nga qarkullimi i dobët i gjakut. Përdorimi i vitaminës C dhe bioflavonoideve në fruta dhe perime mbështesin enët e shëndetshme të gjakut.

Mesatarisht, një person humb 50 deri 100 qime floku në ditë, sipas Akademisë amerikane për Dermatologji.

Rritja e flokut përshpejtohet ndërmjet moshës 15 deri 30, ndërsa zvogëlohet ndërmjet moshës 40 deri 50, transmeton KP.

Tabletat, losionet dhe transplantimet janë trajtimet aktuale për personat që kanë humbur flokun.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme