Studimi identifikon fazën më të hershme potenciale të sëmundjes Alzheimer

Studimi identifikon fazën më të hershme potenciale të sëmundjes Alzheimer

02 nëntor 2017 10:17

Një studim i Universitetit të Kalifornisë Jugore zbuloi se nivelet e ngritura të shtresës amiloide në tru janë shenjat e para në fazën më të hershme të Alzheimerit.

Hulumtuesit në Keck School of Medicine në USC i analizuan 10 vjet të të dhënave dhe zbuluan se nivelet e ngritura të shtresës amiloide, grupime këto të një proteine ngjitëse, që gjenden në funksionimin normal kognitiv tek të moshuarit, mund të jenë faza më e hershme e sëmundjes Alzheimer, transmeton koha.net.

Studimi, i publikuar më 13 qershor në JAMA, u përqendrua në nivelet amiloide në 445 individë me kognicion normal në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nëpërmjet lidhjeve të lëngjeve cerebrospinale ose topografisë së emetimeve të pozitronit ose skanimeve PET. Përafërsisht 242 pjesëmarrës kishin nivele normale amiloide dhe 202 kishin nivele të ngritura.

Hulumtuesit zbuluan se grupi me amiloidë të ngritur ishte më i vjetër dhe më pak i arsimuar, përveçse e kishte së paku një kopje ekstra të gjenit ApoE4 - duke i rritur gjasat për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

"Për ta pasur ndikimin më të madh në sëmundje, ne duhet të ndërhyjmë kundër amiloidit, shkakut molekular themelor, sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Paul Aisen, drejtor i Institutit të Kërkimeve Terapeutike për Alzheimer në USC (ATRI) në Keck School of Medicine, në një deklaratë për shtyp. "Ky studim është një hap i rëndësishëm drejt idesë që nivelet e larta të amiloideve janë një fazë e hershme e Alzheimerit, një fazë kjo e përshtatshme për terapinë anti-amiloide".

Shtresa amiloide në tru është e ngjashme me kolesterolin në gjak, pasi që të dyja janë shenja paralajmëruese të diagnozës së afërt të Alzheimerit ose të një sulmi në zemër.

Hulumtuesit zbuluan se periudha e inkubacionit me shtresa të ngritura amiloide, e njohur edhe si faza asimptomatike, mund të zgjasë më shumë se sa faza demencore e sëmundjes.

Sipas Alsen, një në tre të rritur mbi moshën 65 vjeç kanë shtresa amiloide në tru duke çuar në sëmundje simptomatike të Alzheimerit brenda 10 vitesh.

Studiuesit sugjerojnë se nëse vlerësimet e prevalencës së Alzheimerit do të përfshinin fazën paraklinike përpara se simptomat të shfaqen atëherë numri i njerëzve të prekur do të ishte më shumë se dyfishi nga 5.4 milionë amerikanët e tanishëm.

"Ne kemi nevojë për më shumë studime që i hulumtojnë njerëzit para se t’i kenë simptomat e Alzheimerit", tha Aisen. "Arsyeja se pse shumë trajtime premtuese të ilaçeve kanë dështuar është sepse ato intervenuan në fazën përfundimtare të sëmundjes kur është tepër vonë. Koha për të ndërhyrë është kur truri funksionon ende mirë - kur njerëzit janë asimptomatikë".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme