Skanimet e trurit mund të parandalojnë vetëvrasjet

Skanimet e trurit mund të parandalojnë vetëvrasjet

01 nëntor 2017 18:57

Një studim i ri sugjeron që në të ardhmen e afërt, skanimet e trurit dhe kompjuterit mund të identifikojnë njerëzit që mendojnë për vetëvrasje.

Njerëzit që mendojnë për vetëvrasje kanë veprimtari specifike të trurit që tani mund të maten me ndihmën e një kompjuteri, thuhet në një studim të ri.

"Ka një ndryshim të vërtetë në atë se si njerëzit vetëvrasës mendojnë rreth koncepteve të caktuara", tha Marcel Just nga Universiteti Carnegie Mellon.

Ky ndryshim i mundësoi kompjuterit të dallonte njerëzit që mendonin për vetëvrasje. Përveç kësaj, programi mundi të dallojë mes njerëzve që u përpoqën të vetëvriten nga ata që vetëm kishin menduar për vetëvrasje.

Por studimi është publikuar mbi bazën e rezultateve me 34 të rinj dhe këto rezultate duhet përsëritur në një numër më të madh të subjekteve.

Është sugjeruar gjithashtu që skanimet e trurit mund të parandalojnë vetëvrasjet e reja, transmeton KP.

"Ne jemi shumë keq në njohjen e njerëzve që rrezikojnë dhe të cilët mund të përpiqen të vrasin", tha autorja e studimit, Lisa Pan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme